Media zvicerane jep detajet e fundit për Granit Xhakën

- Bota Sot

Media zvicerane jep detajet e fundit për Granit Xhakën

Granit Xhaka duket se do jetë futbollist i ri i Milanit duke iu referuar edhe takimit me Igli Tare siç raportohet se ka ndodhur të hënën që e lamë pas.

“Transferimi i jashtëzakonshëm i Granit Xhakës (32) në AC Milan po afrohet gjithnjë e më shumë. 

Sipas gazetës italiane "Gazzetta dello Sport", transferimi i kapitenit të ekipit kombëtar të Zvicrës në Milan është i afërt.

Thuhet se Xhaka është joshur me një pagë më bujare sesa ajo që fiton aktualisht te Bayer Leverkusen”, shkruan mediumi zviceran “Blick”. 

32-vjeçari ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2028. Për ta bindur atë, Milani do ti ofrojë Leverkusenit jo vetëm një shifër parash për transferim, por edhe mbrojtësin qendror Malick Thiaw (23 vjeç).



Lexoni të gjitha në Bota Sot