Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit për grupin C në Euro U-21, ku Portugalia dhe Franca kanë siguruar biletën për në çerekfinale. Portugalia fitoi 4-0 ndaj Gjeorgjisë, duke qenë edhe me një lojtar më shumë për 85 minuta.
Në minutën 5-të, Gjeorgjia mbeti me një lojtar më pak, pasi Lasha Odisharia u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar. Golat për portugezët u shënuan Rodrigo Pinheiro 24′, falë edhe gafës së portierit gjeorgjian, nga i zakonshmi Geovany Quenda në minutën e 62-të, Rodrigo Gomes 87′, dhe Araujo nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të.
Në ndeshjen tjetër, Franca fitoi 4-1 ndaj Polonisë.
Francezët shënuan fillimisht dy gola për dy minuta, me Nathan Zeze 18′ dhe Djaoui Cisse 19′, ky i fundit shënoi dhe golin e tretë në minutën e 29-të. Polakët ngushtuan shifrat me Ariel Mosór në minutën e 60-të.
Në minutën e 80-të, francezët shënuan golin e katërt me Abline. Portugalia dhe Franca e mbyllin të dyja me 7 pikë fazën e grupeve, por portugezët renditen të parët se kanë më pak gola të pësuar se francezët.
Në orën 21:00 do të luhen ndeshjet e fundit për grupin A, ku përballen Spanjë-Itali, të dyja skuadrat kanë siguruar biletën për në çerekfinale, ndeshja tjetër është ajo mes Sllovakisë dhe Rumanisë, të dyja ekipet kanë nga 0 pikë.