Edhe një shqiptar të Baseli

- Bota Sot

Edhe një shqiptar të Baseli

Kampionët e Zvicrës, Baseli, të premten i nis përgatitjet për garat evropiane.

Në fazën përgatitore do të jetë edhe futbollisti i talentuar me origjinë shqiptare, Agon Rexhaj. 

Sulmuesi 18-vjeçar ka luajtur kryesisht për ekipin U21 të Baselit sezonin e kaluar dhe po ashtu ka luajtur edhe për ekipin U19.  

Rexhaj është paraqitur në krahun e djathtë të sulmit.

Ai ka shënuar dhjetë gola në 31 ndeshje për të rinjtë e Baselit në të gjitha garat. Gjithashtu talenti shqiptar është pjesë e Zvicrës U18 ku ka shënuar 1 gola në 3 ndeshje.  

Te Bazeli ylli i skuadrës është Xherdan Shaqiri. Pjesë e rëndësishme e Baselit është edhe Albian Ajeti.  Vlen të theksohet fakti se Bazeli ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë talente shqiptare në organikën e vetë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot