Tifozeria e Interit “sulmon” Simone Inzaghin pas deklaratave të fundit!

- Bota Sot

Tifozeria e Interit “sulmon” Simone Inzaghin pas deklaratave të fundit!

Tifozeria e Interit ka mbetur e zhgenjyer nga deklaratat e drejtorit ekzekutiv të Al-Hilal, Esteve Calzada, i cili konfirmoi se Simone Inzaghi po i bindte ata të hynin në bisedime për kontratë, duke u pyetur gjithashtu nëse ai kishte tentuar të merrte edhe lojtarë yje me vete.

Nerazzurrët ishin të bindur deri në minutën e fundit se Inzaghi, i cili kishte kontratë deri në qershor 2026 dhe ishte në negociata për zgjatjen e saj me një pagë më të lartë, do të qëndronte në klub.

Por ata morën vesh se Inzaghi kishte vendosur të largohej vetëm pas humbjes 5-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, duke e bërë këtë sezonin e vetëm në katër sezonet e tij që përfundoi pa trofe.

Calzada i tha BBC Sport se Inzaghi tashmë u kishte premtuar Al-Hilalit se do të bashkohej me ta.

“Ai po luante një ndeshje të madhe dhe na kërkoi të prisnim deri pas finales. U vendos, por nuk u nënshkrua para finales, vetëm nga respekti”, deklaroi ai.

Mediat italiane raportojnë për zemërim në hierarkinë e Interit, ku besojnë se Inzaghi po shtynte të largohej ndërkohë që ai kishte vendosur të ikte, çka shkaktoi edhe dyshime për mungesë përkushtimi ndaj skuadrës — një faktor që mund të ketë ndikuar në humbjen katastrofike kundër PSG-së.

La Gazzetta dello Sport sugjeron gjithashtu se Inzaghi po tentonte të bindte yjet e Interit, Nicolò Barella dhe Alessandro Bastoni, që ta ndiqnin në Al-Hilal. Bisedimet mes tyre mund të kenë nisur që më 29 prill, kur Inzaghi ishte në tribuna për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të AFC-së midis Al-Hilal dhe Al-Ahli në Xheda.



Lexoni të gjitha në Bota Sot