Tragjedia në Graz, 21-vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave

- Bota Sot

Tragjedia në Graz, 21-vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave

21-vjeçari, i cili planifikoi sulmin në ish-shkollën e tij në Graz të Austrisë ku mbetën të vrarë 9 nxënës, prej tyre një vajzë nga Kosova dhe një mësues, sipas policisë ishte i fiksuar nga të shtënat në shkolla.

Megjithatë, Policia e Austrisë ka bërë të ditur se motivi që e çoi deri në këtë sulm mbetet i paqartë.

Ai lavdëroi jo vetëm aktet në përgjithësi, por edhe autorët që i kryen këto akte”, kanë deklaruar nga policia, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Sipas hetuesve, personi i armatosur kishte planifikuar sulmin me shumë kujdes. Gjatë një kërkimi në shtëpinë e tij, policia kishte gjetur plane për sulm me eksploziv dhe bombë tubi jofunksionale.

Ndryshe, nëntë nga njëmbëdhjetë personat e plagosur në sulmin e javës së kaluar mbeten në spital, gjendja e të cilëve nuk është kritike.

Për viktimën nga Kosova ka shkruar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh”, ka shkruar ai në Facebook.



Lexoni të gjitha në Bota Sot