Al Wahda – selektori i Kosovës, arabët e bëjnë punën thuajse të kryer

- Bota Sot

Al Wahda – selektori i Kosovës, arabët e bëjnë punën thuajse të kryer

Franco Foda mund të largohet nga Kombëtarja e Kosovës për të zbarkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të paktën sipas arabëve, puna thuajse të kryer me trajnerin gjerman që mund ta marrë në dorë ekipin e atjeshëm, Al Wahda.

Gazetari arab Ahmed Ragab nuk ka dyshime rreth kësaj.

“Al Wahda është afër që ta emëroj si trajner të parë gjermanin Franco Foda”.

Flitet se trajneri gjerman e ka marrë një ofertë të parefuzueshme dhe të parezistueshme, me një rrogë vjetore prej afro 3 milionë eurosh.

Dhe, ndonëse ka kontratë me Federatën e Futbollit të Kosovës deri në fund të ciklit kualifikues të Botërorit 2026, Foda mund të largohet qysh tash nga Kosova.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se do të takohet sy më sy me selektorin për të vendosur për të ardhmen e tij.

Foda është në negociata qe disa ditë me drejtuesit e Al Wahdas dhe oferta e tyre duket se e ka joshur dhe po e shqyrton seriozisht mundësinë që të largohet nga “Dardanët” për ta përqafuar ekipin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deri tash, në krye me trajnerin gjerman Kosova ka arritur rezultate pozitive.

Nwse largohet Foda, FFK-ja duhet ta gjejë një trajner të ri për ta drejtuar ekipin kombëtar në kualifikimet e Botërorit 2026, të cilat Kosova do t’i nisë në muajin shtator të këtij viti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot