Inter barazoi 1-1 me meksikanët e Monterrey në debutimin e zikaltërve në Kupën e Botës për klube.
Braziliani i Inter, Carlos Augusto, komentoi këtë rezultat: “Skuadrat e Amerikës së Jugut janë të vështira për t’u luajtur kundër”.
“Ato luftojnë për çdo top. Ne filluam keq, pastaj morëm masat e duhura. Mund edhe të kishim fituar, por tani kemi edhe dy ndeshje për të bërë mire dhe për t’u kualifikuar“, shtoi më tej mbrojtësi Carlos Augusto.
“Këtu, në Los Anxhelos, gjetëm një fushë tjetër sepse topi lëvizte me më shumë vështirësi dhe ishte shumë nxehtë. Nuk më pëlqen të gjej justifikime sepse kjo vështirësi vlen për të dyja skuadrat”, tha interisti.
N fund, ai komentoi: “Me një fushë si kjo, futbolli është më pak i bukur, por ne duhet të mendojmë për përmirësimin. Stafi i ri ka sjellë gjëra të reja dhe jemi të gjithë të lumtur së bashku. Ne e dimë forcën e grupit tonë dhe duhet të vazhdojmë”.