Arbër Hoxha nuk është më në planet e Dinamo Zagrebit

- Bota Sot

Arbër Hoxha nuk është më në planet e Dinamo Zagrebit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha duket se do të largohet nga Dinamo Zagrebi gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat në Kroaci kanë parashikuar formacionin e sezonit të ri të Dinamos dhe në këtë 11-she mungon emri i lojtarit shqiptar.

Madje, Arbër Hoxha thuhet se është vendosur në tregun e transferimeve.

26-vjeçari mund të përfundojë në Turqi, por ka oferta edhe nga klubet e Bundesliga 2.

Gjatë sezonit që lamë pas, Hoxha shënoi tri gola dhe bëri tri asiste në ligë në 31 ndeshje të zhvilluara (jo të gjitha si startues).

Vlera e Arbër Hoxhës në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 1.5 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot