Kampionët e Superiores mësojnë kundërshtarin e raundit të dytë

- Bota Sot

Kampionët e Superiores mësojnë kundërshtarin e raundit të dytë

Para pak minutash është hedhur shorti për raundin e dytë të Champions League. Egnatia ka mësuar kështu kundërshtarin e mundshëm në këtë fazë.

Nëse kampionët e Shqipërisë ia dalin të kalojnë me sukses Breidablik do të përballjen me Lech Poznan.

Polakët do të jenë kështu kundërshtari i raundit të dytë tër rrogozhinasve. 

Shkalla e vështirësisë për kampionët e Superiores në raundin e dytë është akoma më e madhe, me goglat që tregohen të pa mëshirshme ndaj tyre. Nëse kualifikohet në fazën e dytë, ndeshjen e parë do të luajnë në transfertë. 

Siç dihet rrogozhinasit do të luajnë ndaj Breidablik, ekip islandez.

Ndeshjet e para do të luhen me 8-9 korrik, ndërsa të kthimit në datat 15-16 korrik. Ndeshja e parë do të luhet në “Egnatia Arena” në Rrogozhinë, ndërsa sfida e kthimit në Islandë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot