Tetova flet pasi Egnatia mësoi fatin në Europë

- Bota Sot

Tetova flet pasi Egnatia mësoi fatin në Europë

Kampionët e Shqipërisë janë njohur dhe me shortin e turit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku përballë Egnatias do të jenë kampionët e Islandës, Breidablik. Një short i lehtë në letër, por duhet kujdes pasi vjet rrogozhinasit u eliminuat në Ligën e Konferencës nga rivalët Breidablik, Vikiguri.

Trajneri Edlir Tetova ka besim se në vitin e tretë në Europë do të kalojnë të paktën një tur, duke mos përsëritur më gabimet e së kaluarës. Të paktën kështu shprehet trajneri kampion, ekskluzivisht për “Panorama Sport”, pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampioneve, ku do të sfidojnë islandezët e Breidablik.

Tetova pohon se nuk e njeh kundërshtarin, por ka nisur ta studiojë lojën e tyre.

Ai pret ardhjen e tre lojtarëve në merkato për ta quajtur përfundimisht grupin të plotë për pjesëmarrjen në Europë.

Tetova, si e pritët shortin? Shorti sigurisht që të jep emocion, por të them të drejtën e prita shumë i qetë.

Short me fat për Egnatian, apo të gjitha janë ekipe të forta? Jo, nuk besoj që është me fat. Është Liga e Kampioneve dhe të gjitha ekipet janë të forta në këtë kompeticion. Megjithatë, ne do të bëjmë më të mirën në këtë raund.

Sa e njihni kundërshtarin islandez? Nuk kam informacion për kundërshtarin, por pas shortit jam ulur ta shoh. Janë ekip që mbajnë topin në zotërim dhe luajnë shkurt me pasime. Kanë pika të forta në mbrojtje, mesfushë dhe sulm.

Europë, sa mund të ndikojë eksperienca kësaj here? Është e vërtetë, jemi për herë të tretë. Do jemi më të fokusuar dhe më të motivuar se kurrë për të mos bërë gabimet e së kaluarës.

Sa të mundshme e sheh arritjen në grupet e Konferencë Ligës? Mendoj për ndeshjen e Champions-it, sepse objektivi im edhe i klubit është një kalim në këtë kompeticion. Më pas, do shohim shortin.

Çfarë pret nga merkatoja para startit të Europës? Mendoj që janë edhe tre lojtarë për t’iu bashkuar skuadrës. Më pas, çdo gjë do të jetë e kompletuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot