“M’i morën fëmijët, sepse familjari i tyre oligark bleu Gjykatën” – Nëna nga Prishtina denoncon publikisht sistemin gjyqësor

- Bota Sot

“M’i morën fëmijët, sepse familjari i tyre oligark bleu Gjykatën” – Nëna nga Prishtina denoncon publikisht sistemin gjyqësor

Arta Fonda ka zgjedhur të thyejë heshtjen për, siç thotë ajo, një padrejtësi të thellë që i ka shkatërruar jetën si nënë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Fonda rrëfen për herë të parë publikisht betejën e saj të gjatë me sistemin gjyqësor në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka deklaruar se dy vite më parë, është nda padrejtësisht nga fëmijët e saj, atëherë vetëm 2 dhe 4 vjeç. Që nga ajo kohë, ajo endet dyerve të gjykatave.

“Prej dy vitesh, që kur jam ndarë padrejtësisht nga fëmijët e mi, njëri vetëm 2 vjeç atë kohë dhe tjetri 4, unë endem nëpër dyert e gjykatave të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar jo privilegj, por të drejtën më themelore që njeh njerëzimi: të drejtën për të qenë nënë dhe për të jetuar bashkë me dy fëmijët e mi. Unë nuk jam e vetmja grua që është përballur me një sistem që shpesh e harron drejtësinë, që mat fuqinë me pasuri dhe jo me të vërtetën”, shkroi ajo.

E përmendur në postimin e saj është edhe kompania “TRIM & LUM”, si dhe Odat Ekonomike që, sipas saj, kanë ndikuar padrejtësisht në vendimet gjyqësore që i kanë marrë asaj fëmijët.

“Ndonëse kam dëshmuar në çdo proces gjyqësor se jam një nënë me aftësi të plota, me dashuri të pakufishme dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, fëmijët e mi më janë marrë padrejtësisht nga një sistem që shpesh vendos më shumë për interesa se për drejtësi. Sistem qe u jep ‘drejtësi’ të pa merituar oligarkëve të ndërtimit në vend të nënave të pafajshme. Sistem që fatkeqësisht ka zgjedhur të rrisë fëmijë me para në vend të dashurisë së nënës. Ne vende normale, kompanitë e ndërtimit sikurse ajo “TRIM & LUM” dhe Odat Ekonomike qe ata udhëheqin  do të duhej të kapnin bizneset dhe jo gjykatat. Por ja që për fatin tim të keq, sikurse shumë gra të tjera, unë kam qëlluar të përballem me të dyja. Me të ‘fortët’ dhe me padrejtësinë”, ka deklarua ajo.

Fonda theksoi se rasti i saj është simbolik për shumë nëna të tjera që kanë përjetuar padrejtësi të ngjashme – gra që ndëshkohen nga sistemi për shkak të mungesës së fuqisë ekonomike ose të përfaqësimit të fuqishëm ligjor.

“Mirëpo, besoj ende se brenda këtij sistemi ka njerëz që nuk janë dorëzuar. Se ka ende njerëz në Maqedoninë e Veriut por edhe në Kosovë dhe Shqipëri, që nuk kanë harruar çfarë është drejtësia, çfarë është nderi, dhe çfarë është një nënë. Kjo nuk është vetëm beteja ime. Është betejë për çdo nënë që është përballur me padrejtësinë. Është një thirrje që të mos merren më fëmijët nga nënat pa të drejtë, nga korrupsioni dhe gjykimet e padrejta”, ka vazhduar ajo.

Ky është postimi i saj i plotë:

Ka dhimbje që nuk i zë dot as fjala… Ka heshtje që bërtet më fort se çdo zë. Ka nëna që rrëzohen, por nuk dorëzohen.

Një prej tyre jam unë.

Nëse në të kaluarën, kam avokuar për gra të tjera që kanë vuajtur barrën e një sistemi të pa barabartë të drejtësisë dhe të një mentaliteti patriarkal.

Sot, për herë të parë, po e ngre zërin për veten time.

Sepse kur një nënë ndahet nga fëmijët e saj, ndahen edhe kufijtë e arsyes nga padrejtësia. Sepse kur sistemi dështon, është shpresa dhe qëndresa që e ringjallin.

Prej dy vitesh, që kur jam ndarë padrejtësisht nga fëmijët e mi, njëri vetëm 2 vjeç atë kohë dhe tjetri 4, unë endem nëpër dyert e gjykatave të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar jo privilegj, por të drejtën më themelore që njeh njerëzimi: të drejtën për të qenë nënë dhe për të jetuar bashkë me dy fëmijët e mi.

Unë nuk jam e vetmja grua që është përballur me një sistem që shpesh e harron drejtësinë, që mat fuqinë me pasuri dhe jo me të vërtetën.

Por sot po flas për rastin tim, sepse heshtja nuk është më zgjedhje. Sot, zëri im bëhet kauzë.

Ndonëse kam dëshmuar në çdo proces gjyqësor se jam një nënë me aftësi të plota, me dashuri të pakufishme dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme, fëmijët e mi më janë marrë padrejtësisht nga një sistem që shpesh vendos më shumë për interesa se për drejtësi.

Sistem qe u jep ‘drejtësi’ të pa merituar oligarkëve të ndërtimit në vend të nënave të pafajshme. Sistem që fatkeqësisht ka zgjedhur të rrisë fëmijë me para në vend të dashurisë së nënës.

Ne vende normale, kompanitë e ndërtimit sikurse ajo “TRIM & LUM” dhe Odat Ekonomike qe ata udhëheqin  do të duhej të kapnin bizneset dhe jo gjykatat. Por ja që për fatin tim të keq, sikurse shumë gra të tjera, unë kam qëlluar të përballem me të dyja. Me të ‘fortët’ dhe me padrejtësinë.

Mirëpo, besoj ende se brenda këtij sistemi ka njerëz që nuk janë dorëzuar. Se ka ende njerëz në Maqedoninë e Veriut por edhe në Kosovë dhe Shqipëri, që nuk kanë harruar çfarë është drejtësia, çfarë është nderi, dhe çfarë është një nënë.

Kjo nuk është vetëm beteja ime. Është betejë për çdo nënë që është përballur me padrejtësinë.

Është një thirrje që të mos merren më fëmijët nga nënat pa të drejtë, nga korrupsioni dhe gjykimet e padrejta.

Është një kauzë për drejtësi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot