Atletico Madrid pësoi një humbje të rëndë kundër PSG-së (0-4), por mes Colchoneros, askush nuk dëshiron të ngrejë flamurin e bardhë.
Pavarësisht fillimit të keq në Kupën e Botës për Klube, kualifikimi për raundin e 1/8-ave është ende në duart e Colchoneros dhe lojtarët argjentinas e dinë mirë se ndonjëherë triumfet e mëdha fillojnë pikërisht nga një pengesë.
Rodrigo De Paul e kujtoi këtë në rrjetet sociale: “Ndonjëherë gjërat fillojnë keq për të përfunduar mirë”, shkroi ai, duke iu referuar rrugës së Argjentinës në Katar 2022.
De Paul, Correa, Nahuel Molina dhe Julián Álvarez ishin pjesë e Albiceleste-s që tre vite më parë, pasi humbi në mënyrë sensacionale në debutimin e tyre kundër Arabisë Saudite (1-2), arriti të fitonte titullin botëror.
Skuadra e Scalonit më pas fitoi kundër Meksikës dhe Polonisë dhe, në fazat eliminatore, mposhti Australinë, Holandën, Kroacinë dhe së fundmi Francën, me penallti, në finalen historike në Lusail.
Spanja gjithashtu filloi me një humbje në vitin 2010 (kundër Zvicrës) përpara se të triumfonte në Afrikën e Jugut.
Mesazhi është i qartë: humbja e ndeshjes së parë nuk është një dënim. Julián Álvarez gjithashtu shkroi në rrjetet sociale: “Një humbje e vështirë, por nuk ka mbaruar. Forza Atleti!”, dhe De Paul iu përgjigj: “Nëse ka dikush që di ta bëjë këtë, ai je ti, Arañita”.
Testi tjetër quhet Seattle Sounders: Kupa e Botës e Atlético-s është ende për t’u shkruar.