Guardiola: Haaland duhet të mësojë se çfarë do të thotë të jesh kapiten

- Bota Sot

Guardiola: Haaland duhet të mësojë se çfarë do të thotë të jesh kapiten

SHBA - Me Bernardo Silvan e emëruar kapiten i Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm, trajneri Pep Guardiola, ka dhënë mendimet e tij mbi kandidaturën e mundshme të Erling Haaland për shiritin e kapitenit.

Ndërsa nuk e sheh ende si kapiten, ai ia hap derën për mundësinë që ai të bëhet kapiten në vitet e ardhshme.

“Erling Haaland është shumë i ri. Por ai duhet të fillojë të mësojë se çfarë do të thotë të jesh kapiten, sepse ai do të jetë këtu, shpresoj, për shumë vite”, tha trajneri i Man.Cityt në një konferencë për shtyp.

“Roli i kapitenit ndonjëherë është i ndërlikuar, por në të njëjtën kohë, është shumë i thjeshtë.

Duhet ta vendosësh ekipin, miqtë e tu, klubin, gjithmonë para teje, gjithmonë, gjatë gjithë kohës.

Gjithmonë duhet të pyesësh veten se çfarë është më e mira për ekipin.

Kur vendos se çfarë është më e mira për ekipin, nuk bën kurrë gabim, kurrë".



Lexoni të gjitha në Bota Sot