Inzaghi i çudit të gjithë

- Bota Sot

Inzaghi i çudit të gjithë

Të gjithë ëndërrojnë të drejtojnë skuadrat më të mëdha të futbollit botëror dhe të marrin pjesë në turnetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë me to.

Përveç Simone Inzaghit me sa duket ëndrra e këtij të fundit, sipas fjalëve të vetë trajnerit, ka qenë të drejtonte Al Hilal.

Deklaratën e çuditshme ai e ka bërë një ditë para debutimit të skuadrës së tij të re ndaj Real Madrid në Botërorin e Klubeve. Trajneri italian la vetëm dy javë më parë drejtimin e Interit, për të marrë atë të Al Hilal, i cili e paguan rreth 25 milionë euro në sezon.

“Unë pranova sfidën dhe dola nga zona ime e rehatisë. Ambicia jonë është të jemi një nga klubet më të mira. Kemi pasion dhe besim te vetvetja. Dua të ndryshoj mënyrën time të mendimit, stilin tim të lojës dhe të provoj gjëra të reja, Nuk kisha asnjë skuadër tjetër që dëshiroja të drejtoja, ndaj zgjodha Al Hilal”, theksoi ai.

“Edhe sot kam dëgjuar nga të gjitha gjërat, ashti siç ka ndodhur kur isha te Interi. Nëse ky është çmimi që duhet të paguaj për këto katër vite e paguaj me dëshirë, nuk është asgjë në krahasim me të mirën që kam marrë nga e gjitha bota e Interit, flas për tifozët, drejtuesit, lojtarët.

Nga Interi e di që do të më mungojë gjithçka, edhe kjo, edhe akuzat më të padrejta që më janë bërë. Por ia kam kaluar mirë, kam dhënë gjithçka nga vetja bashkë me drejtuesit, për të mirën e skuadrës. Edhe ata ishin të bindur që gjëja më e drejtë ishte që rrugët tona, me shumë dhimbje nga të gjithë palët, të ndaheshin”, tha Inzagi para gazetarëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot