Guardiola konfirmon largimin e Grealish nga City

- Bota Sot

Guardiola konfirmon largimin e Grealish nga City

Jack Grealish është gjithnjë e më pranë largimit nga Manchester City. Mesfushori anglez, i përjashtuar nga lista e “qytetarëve” për Kupën e Botës për Klube, duket se është në prag të një kapitulli të ri në karrierën e tij.

Largimi i mundshëm është konfirmuar edhe nga trajneri Pep Guardiola, i cili në një deklaratë të fundit u shpreh: “Jack është një lojtar fantastik, meriton të luajë më shumë. Në dy sezonet e fundit nuk ka pasur shumë hapësira, por tani duhet të rikthehet në fushë me vazhdimësi.

Duhet të ndjejë emocionin e të luajturit çdo tre ditë, të rikthejë ‘fluturat në stomak’ dhe të tregojë sërish të gjitha cilësitë e tij.”

Fjalët e Guardiolës duken si një sinjal i qartë për një ndarje të afërt, me Grealish që kërkon më shumë hapësirë dhe protagonizëm, diçka që sipas trajnerit spanjoll, nuk mund ta ketë më te City.



Lexoni të gjitha në Bota Sot