Nga Shkupi te Malisheva

- Bota Sot

Nga Shkupi te Malisheva

Futbollisti Xhemajl Ibishi largohet nga Shkupi për t’ju bashkuar ekipit të Malishevës.

Skuadra e Malishevës me trajnerin Bekim Isufi ka ambicie të mëdha në edicionin e ri. 

Në fakt, ky kolektiv synon të kalojë rrethin e parë të Conference League, ku ndeshen me ekipin nga Islanda, Vikingur Reykjavik.

“Malisheva ka kënaqësinë të ju prezantoj sulmuesin Xhemajl Ibishi si përforcimin e parë të këtij afati kalimtar.

Sulmuesi ynë i ri, ishte një nga më të mirët me FC Shkupi në Maqedoni të Veriut, ndërsa vije tek ne për të qenë vlerë e shtuar në skuadren tonë për garat europiane dhe për edicionin e ri në Albi Mall Superligë.

Ibishi njihet për cilësitë e tij fizike dhe ‘vrasës’ para portës, andaj presim që me kualitetin e tij të na dhuroj spektakel, shumë gola dhe asiste!

Ne, jemi të fokusuar të vazhdojmë të i rrisim vlerat dhe konkurrueshmërinë përbrenda skuadres tonë, për të qenë sa më të gatshem për sfidat që na presin dhe realizimin e objektivave në të gjitha drejtimet.

Mezi presim të të shohim në fushë, Xhemajl!”, njofton FC Malisheva.



Lexoni të gjitha në Bota Sot