Edin Dzeko do të zbarkojë sonte në Itali për të kompletuar më pas transferimin e tij te Fiorentina.
Sipas Fabrizio Romanos, Dzeko sonte do të arrijë në Itali, kurse të enjten do të nënshkruajë kontratën si lojtar i ri i Fiorentinës, pasi marrëveshja tashmë është konfirmuar.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, plus opsion deri në qershor 2027.
Sulmuesi i bashkohet klubi italian, pas largimit nga Fenerbahçe.