Janë luajtur sot ndeshjet e treta në dy grupet e fundit për Euro U-21, kompeticion i cili po zhvillohet në Sllovaki.
Në grupin D, Danimarka e kualifikuar për në çerekfinale që më parë, barazoi 2:2 ndaj Finlandës.
Në ndeshjen tjetër, Holanda fitoi 2:0 ndaj Ukrainës, duke u renditur e dyta në grup, pas danezëve.
Në grupin A, Gjermania fiton 2-1 ndaj Anglisë, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, 9.
Anglezët kualifikohen në çerekfinale, falë “dhuratës” që morën nga Rep. Çeke, e cila fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë. Renditja përfundimtare e grupit A: Gjermania 9, Anglia 4, Rep. Çeke 3, Sllovenia 1.
Me përfundimin e ndeshjeve në grup, janë përcaktuar kështu edhe çiftet çerekfinaliste:
21 Qershor
Portugali-Holandë
Spanjë-Angli
22 Qershor
Gjermani-Itali
Danimarkë-Francë