Shtohet lista e pretendentëve për futbollistin e Kombëtares

- Bota Sot

Shtohet lista e pretendentëve për futbollistin e Kombëtares

Ardian Ismajli do të ketë luksin të zgjedhë mes projektesh të ndryshme në futbollin italian pas dy javësh, kur mbyllet zyrtarisht kontrata e tij me klubin e Empolit.

Ai nuk ka rinovuar me skuadrën që ka rënë në Serinë B dhe do të jetë lojtar i lirë, për të zgjedhur ekipin që do për të vazhduar karrierën.

Ofertat nuk mungojë nga Italia dhe jashtë saj, por sidomos me klubet e Serisë A që janë të gatshme të ndërhyjnë për të siguruar firmën e tij.

Mediat italiane insistojnë se ai ka një akord paraprak me Lacion.

Por kjo nuk është skuadra e vetme e elitës, pasi është bërë e ditur se Ismajlin e kërkojnë edhe Parma, Verona e Kremoneze, të cilat janë të gatshëm t’i besojnë një rol qendror në projektet e tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot