Laporta paralajmëron një blerje të madhe te Barcelona

- Bota Sot

Laporta paralajmëron një blerje të madhe te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli të mërkurën në mbledhjen vjetore të Senatit të klubit, ku përveç vlerësimeve për sezonin e kaluar dhe situatës financiare, ai dha sinjale të qarta për një tjetër përforcim të madh pas afrimit të portierit Joan García, përcjellë kp.

Laporta konfirmoi se tani që Barça ka rikthyer balancën ekonomike dhe ka rifituar mundësinë për të vepruar brenda rregullit financiar të LaLigas, klubi është gati për një tjetër nënshkrim “emocionues”. Edhe pse presidenti nuk përmendi emra, të gjitha shenjat çojnë drejt sulmuesit të Athletic Bilbao-s, Nico Williams, një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës.

“Transferuam Joan García-n dhe shumë shpejt do të vijë një tjetër përforcim emocionues,” tha Laporta, duke i shtuar peshë zërave të merkatos që lidhen me talentin spanjoll.

Në të njëjtën kohë, Laporta konfirmoi se klubi nuk është më nën mbikëqyrjen financiare të LaLigas dhe ka mundësi të veprojë lirshëm në tregun e transferimeve, një hap kyç për rikthimin e Barcelonës si një forcë konkurruese në arenën evropiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot