Barcelona bën bashkë dyshen e ëndrrave

- Bota Sot

Barcelona bën bashkë dyshen e ëndrrave

Niko Uilliams dhe Barcelona kanë marrëveshje për transferimin e bujshën.

Detajet janë zbuluar, ndërsa bëhet fjalë për kontrate 6-vjeçare.

Do të jetë Atletik Bilbao që do të heqë dorë nga shërbimet e tij, ndërsa do të arkëtojë rreth 60 milionë euro. Vetë lojtari ka qenë vendimtar për të ardhmen, pasi më parë Bajern Mynih ishte pranë nënshkrimit.

Sulmuesi i Spanjës ka ulur pretendimet për rrogën, që të transferohej te Barcelona. Kështu do të bëhet bashkë me Jamalin, një dyshe që ka shkëlqyer te përfaqësuesja e Spanjës.

Presidenti Laporta ka paralajmëruar ndërkohë për një transferim, që do të emocionet tifozët. Dhe padyshim që sulmi i Barçës do të bëhej mjaft i frikshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot