Bledi Shkëmbi dhe Tirana nuk do të vazhdojnë më bashkëpunimin mes tyre për sezonin e ri.
Kjo pasi palët kanë ide dhe qasje të ndryshme për ndërtimin e ekipit.
Ndonëse mungon ende konfirmimi nga palët, korçari dhe drejtuesit e bardhebluve kanë shrënguar duart mes tyre.
Në kryeqytet nuk ka kohë për të humbur dhe tashmë në skenë kanë dalë edhe kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar.
Shpëtim Duro paraprin listën dhe duket në “pole-position” për të marrë në dorë “frenat” e bardhebluve për sezonin e ri. Por nuk mungojnë as Ditmar Bicaj, Ardian Nuhiji dhe Qatip Osmanit.
Ditë vendimtare priten te Tirana, me Refik halilin që duhet të vendosë për timonierin e ri që do t’i besojë skuadrën në sezonin e ri.