PSG, gati të bëjë çmenduri për Kounde

- Bota Sot

PSG, gati të bëjë çmenduri për Kounde

Ambicia e PSG duket se nuk njeh kufij, as sportivë dhe as ekonomikë.

Parizienët, tashmë kampionë të freskët të Europës, nuk duken aspak të gatshëm të ndalen. Në fushë u treguan të jashtëzakonshëm kundër Atletico Madridit, duke fituar thellë 4-0 në ndeshjen debutuese të Kupës së Botës për Klube, ndërsa në merkato duket se po përgatitet një tjetër investim i madh.

Emri në listën e Luis Enrique, i vendosur të forcojë më tej repartin mbrojtës, është ai i Jules Koundé, shtylla e Barcelonës dhe e kombëtares franceze. I lindur në vitin 1998, Koundé është specializuar tashmë si mbrojtës i djathtë, por vlen të kujtohet se mund të luajë edhe si qendërmbrojtës.

Gjithsesi, në sezonin thuajse perfekt të Barcelonës, ai ka qenë një nga më të mirët, duke fituar statusin e të pazëvendësueshmit. Vetëm një ndalesë në fund të sezonit e pengoi të merrte pjesë në të gjitha ndeshjet.

Tani, sipas asaj që raporton “Footboom”, PSG është gati të hidhet në sulm me një super ofertë: 100 milionë euro për ta bindur lojtarin të rikthehet në atdhe.

Një operacion aspak i lehtë, duke pasur parasysh edhe faktin që lojtari ka ende dy vite kontratë me Barcelonën. Tani mbetet vetëm të pritet për të kuptuar nëse Luis Enrique do të arrijë të shtojë një tjetër element të çmuar në formacionin e tij perfekt.



Lexoni të gjitha në Bota Sot