Xabi Alonso pati debutimin e tij dje me Real Madrid, pikërisht në sfidën e vlefshme për Botërorin e klubeve.
Madrilenët nuk mund të shkonin më shumë se barazimi 1 me 1 përballë Al-Hilal.
Ky takim nuk u mbyll pa pengje për Alonson. Reali mund të shkonte fitorja, nëse Valverde do të shënonte penalltinë e minutës së 92-të.
Alonso nga stoli reagoi i nervozuar, teksa pas ndeshjes çdo gjë ndryshoi. Trajneri spanjoll iu drejtua Valverdes për ta inkurajuar, siç tregohet me veprimet. (VIDEO)
Botërori i klubeve tregohet si objekiv i Realit, për të mbyllur sezonin si duhet pas zhgënjimeve të shumta. Sfida e radhës për skuadrën e Alonsos do të jetë ndaj Paçukas, më 22 qershor ora 21:00.