Ardian Ismajli duhet të vendos mes ofertës nga Lazio dhe Verona

- Bota Sot

Ardian Ismajli duhet të vendos mes ofertës nga Lazio dhe Verona

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe nuk do të vazhdojë me Empolin që ka rënë në Serie B.

Mediat në Itali mësojnë se për lojtarin shqiptar ka të interesuar shumë skuadra, por një është shumë pranë marrëveshjes.

Bëhet fjalë për Lazion që është në kërkim të një mbrojtësi dhe profili i Ismajlit i përshtatet shumë lojës së tyre.

Ardian Ismajli ka ofertë edhe nga Hellas Verona, por tashmë raportohet se agjenti i tij ka arritur një akord me klubin e Lacios.



Lexoni të gjitha në Bota Sot