Lulzim Abazi: Objektivi ynë është i qartë

- Bota Sot

Lulzim Abazi: Objektivi ynë është i qartë

Ferizaj e ka përmbyllur në mënyrën më të mirë edicionin që e lamë pas duke përfunduar në vend të pestë me 50 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

Presidenti i FC Ferizajt, Lulzim Abazi, pretendon që më ekip të përgatiten sa më mirë për edicionin e ri. 

“Skuadra jonë së shpejti nis përgaditjet për sezonin e ri!

Faza e parë e përgatitjeve nis të hënën, më 23 qershor, në stadiumin e qytetit në Ferizaj, ku do të stërvitemi deri më 1 korrik.

Faza e dytë, nga 1 deri më 7 korrik, do të zhvendosemi në Ohër, ku do të vazhdojmë intensivisht përgatitjet.

Pas kthimit në Kosovë, ekipi do të vazhdojë stërvitjet deri më 20 korrik, për të përmbyllur përgatitjet me fazën e tretë që do të zhvillohet në Bansko, duke qëndruar 10 ditë nga 20 korriku, ku dhe kemi pronotuar 4 ndeshje provuese me skuadra nga Europa dhe Azia.

Objektivi ynë është i qartë: të jemi sa më të përgatitur dhe të fortë për sfidat e sezonit të ri dhe me përkrahjen tuaj, gjithçka është e mundur!”, ka shkruar Abazi në profilin e tij në facebook.



Lexoni të gjitha në Bota Sot