Herukan Berisha nuk do të jetë më futbollist i Dukagjinit

- Bota Sot

Herukan Berisha nuk do të jetë më futbollist i Dukagjinit

Herukan Berisha nuk do të jetë më futbollist i Dukagjinit.

Lojtari e ka zyrtarizuar largimin nga skuadra nga Dukagjini nëpërmjet një postimi në rrjetet socialee.

Sulmuesi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe mundësinë e dhënë, ndërsa thekson se Dukagjini do të mbetet gjithmonë si shpëtia e tij e dyë. Ndër të tjera u uron shumë suksese.

Largimi i tij nga Dukagjini “konfirmon” edhe transferimin e Berishës te Dinamo e Ilir Dajës. Mësohe se palët kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare mes tyre dhe shumë shpejt pritet të bëhet zyrtarizimi i sulmuesit.

“Po e shenojë këtë mesazh me plot emocione për klubin KF Dukagjini! Faleminderit shumë për mbështetjen familjen time, klubit dhe qytetit tim të zemrës dhe stafit, nga Presidenti, Fabian Veseli , Korab Desku e deri te kryetrajneri Ismet Munishi, që më kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës time deri ku jam sot, ku kam kaluar gjitha gjeneratat e grumpshave, ku jam rritë si futbollist, si person me karakter dhe me një grup shumë mbështetës.

Shtëpia ime e dytë, po largohem për një hap tjetër në karrierën time, por klubit Dukagjini që jam rritur aty, i urojë sukseset e shumta gjatë jetës dhe rrugës. Do e keni gjithë jetën mbështetjen time”, ka shkruar futbollisti.



Lexoni të gjitha në Bota Sot