Çalhanoglu te Galatasaray?

- Bota Sot

Çalhanoglu te Galatasaray?

Galatasaray mendon të bëjë goditje të mëdha në merkato, pas triumfit si kampion i Turqisë dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Klubi në fjalë ka siguruar tashmë një goditje me pesë yje si Leroy Sané, i marrë me parametër zero nga Bayern Munich, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar të tjera përforcime të reja.

Fiksimi më i madh mbetet padyshim Victor Osimhen, i cili me 37 gola në 41 ndeshje ka magjepsur klubin dhe tifozët.

Lidhur me këtë, zv.presidenti i Galatasaray, Abdullah Kavukcu, foli në një konferencë shtypi për të sqaruar situatën sa i përket sulmuesit nigerian, kartoni i të cilit i përket Napolit dhe ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro për jashtë Italisë

: “Osimhen duhet të vendosë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një skuadër që mund të garojë me ekipet më të mira në botë, jo vetëm në Turqi. Duhet të jemi të durueshëm, po punojmë ditë e natë”.

Fjalën më pas e mori presidenti i Galatasaray, Dursun Özbek, i cili komentoi zërat gjithnjë e më të fortë për një transferim të mundshëm të Hakan Çalhanoğlu nga Interi:

“Hakan Çalhanoğlu është drita e syve tanë. Është një lojtar i rëndësishëm, çdo ekip do ta dëshironte. Takimi im me Hakan nuk ishte për merkaton.

Një grup miqsh po flisnin në telefon me Hakan, kur më panë mua, ma dhanë telefonin. U përshëndetëm, më tha se qysh fëmijë është tifoz i Galatasaray. I urova gjithë të mirat. Është shumë e rëndësishme të sqarohet që ka ndodhur kështu”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot