Mesfushori anglez Trent Alexander-Arnold, të mërkurën mbrëma ka debutuar te Real Madridi në barazimin 1-1 ndaj Al Hilal, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Kupës së Botës të Klubeve.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit u u shpreh i emocionuar dhe krenar për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
“Moment krenarie për mua. Jam shumë i lumtur që debutova. Është diçka që të gjithë futbollistët ëndërrojnë në jetë”, ka thënë Arnold.
Megjithatë, Alexander-Arnold nuk e fshehu as zhgënjimin për rezultatin e barabartë.
“Jam jashtëzakonisht krenar, por padyshim që ka edhe pak zhgënjim. Kur luan për Real Madridin, ke mentalitetin që dëshirosh të fitosh çdo ndeshje”, ka theksuar ai.