Federata e Futbollit të Maqedonisë ka bërë të ditur vendimi lidhur me fillimin e sezonit të ri të Ligës së Parë për sezonin 2025/26.
Ndeshjet e Ligës së Parë të Futbollit do të zhvillohen gjatë tre ditëve të fundjavës (e premte, e shtunë dhe e diel), ndërsa Liga e Dytë do të luhet të shtunave.
Ndeshjet e Kupës do të zhvillohen gjatë ditëve të javës (e martë, e mërkurë ose e enjte).
Sezoni i ri në Ligën e Parë fillon gjatë fundjavës më 8, 9 dhe 10 gusht 2025, ndërsa sezoni në Ligën e Dytë fillon më 23 gusht 2025.