Mbrojtësi shqiptar transferohet tek gjiganti italian?

- Bota Sot

Mbrojtësi shqiptar transferohet tek gjiganti italian?

Rënia në Serie B e Empolit ka vendosur edhe të ardhmen që pret Ardian Ismajlin.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të largohet nga klubi toskan më 1 korrik.

Klubi i ardhshëm i Ardian Ismajlit ende nuk është zyrtarizuar, por në Itali e kanë bërë të sigurt të ardhmen e 28-vjeçarit.

Sipas mediave italiane, mbrojtësi kuqezi do të transferohet te Lazio në verë.

Ka qenë vetë trajneri i kryeqytetasve, Maurizio Sarri që ka dhënë aprovimin e tij për transferimin e Ismajlin. Transferimi i tij te Lazio do të ishte një hap i madh, aty do të gjente edhe Elseid Hysajn.



Lexoni të gjitha në Bota Sot