Carlos Cuesta ka “tronditur” Arsenal pasi ka lajmëruar Mikel Arteta-n se nuk do të jetë më ndihmësi i tij.
Sipas shtypit britanik 29-vjeçari ka pranuar ofertën që i ka bërë Parma dhe pritet të jetë ai pasuesi i Cristian Chivu-t në stolin e ekipit emilian.
Cuesta iu bashkua Arsenal në 2020 kur la Juventus-in për të qenë pranë Arteta-s.
Ai nisi karrierën si trajner që në moshën 18-vjeçare te Atletico Madriç.