De Bruyne është i pazëvendësueshëm

- Bota Sot

De Bruyne është i pazëvendësueshëm

Pas fitores së Manchester City në debutimin e Kupës së Botës për Klube kundër Wydad Casablanca, Pep Guardiola analizoi paraqitjen e skuadrës së tij, duke theksuar vështirësitë e ambientit dhe përshtatjen e lojtarëve të rinj:

“Bënte shumë vapë dhe kishim në fushë disa lojtarë të rinj.

Ndeshja e parë është gjithmonë e rëndësishme. E nisëm mirë, pastaj humbëm disa topa më tepër se sa duhet”.

Mes protagonistëve të përmendur nga Guardiola ishte edhe Rodri, i kthyer në fushë pas dëmtimit: “Luajti 30 minuta dhe duhet të ecë me hapa të vegjël.

Do të donte të bënte më shumë, por ky ishte vetëm hapi i parë. Mendja i do të gjitha menjëherë, por trupit i duhet koha e vet për të qenë në formën më të mirë. Ky është një proces i domosdoshëm”.

Trajneri i “Citizens” vlerësoi edhe atmosferën në tribunat amerikane: “Më kujtohet turneu ynë i parë në SHBA, kishte pak njerëz. Tani ka gjithnjë e më shumë tifozë blu nëpër tribuna. Është e mrekullueshme ta shohësh këtë”.

Në fund, Guardiola foli për dy nga talentet me pritshmëri më të larta: “Foden?

Do të jetë i rëndësishëm dhe do të ketë një rol të ri, por ka shumë fanella për t’u ndarë dhe duhet të gjejmë ekuilibrat. Cherki? Kevin De Bruyne është i pazëvendësueshëm, këtë e dimë të gjithë, por Rayan ka cilësi të jashtëzakonshme afër zonës, vizion loje të madh dhe shumë të tjera.

Ishte vetëm ndeshja e tij e parë, në kushte shumë, shumë të vështira. Jam shumë i lumtur që është me ne”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot