Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Pérez, foli me “DAZN” para debutimit të klubit në Kupën e Botës për Klube kundër Al Hilal.
“Kemi një trajner të ri dhe lojtarë të rinj. Jemi në një garë të re dhe emocionuese, si Kupa e Botës për Klube, për të cilën shumë prej nesh kanë luftuar. Unë kam qenë një nga ata që e ka mbështetur më fort se askush këtë kompeticion të ri”, deklaroi presidenti i Realit të Madridit.
“Dua të falënderoj FIFA-n që na dha të gjithëve ne tifozëve mundësinë për të lejuar klubet më të mira në botë të luajnë në një garë kaq të bukur.
Jam i sigurt se do të jetë një sukses dhe ne jemi këtu me shumë entuziazëm”, vazhdoi Florentino, i cili vlerësoi punën e tij prapa skenave për të siguruar që Kupa e Botës të niste.
“Me këtë Kupë Bote, kemi arritur diçka për të cilën kemi luftuar prej kohësh. Futbolli është sporti më global në botë dhe është gjithashtu falas për t’u parë, që do të thotë se të gjithë fëmijët e botës mund ta shikojnë Reali. Ne kemi luftuar shumë për këtë garë. Futbolli do të ndryshojë me bashkimin e klubeve të mëdha dhe teknologjisë".