Dinamo përforcon sulmin me Berishën

- Bota Sot

Dinamo përforcon sulmin me Berishën

Hekuran Berisha është futbollisti më i ri i Dinamos.

19-vjeçari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Kosovë me Dukagjinin, për të nisur një të re me skuadrën e Ilir Dajës.

Berisha luan në rolin e qendërsulmuesit, teksa është formuar pikërisht tek Dukagjini.

Në sezonin që lamë pas, 19-vjeçari bëri mjaft mirë. Në 37 ndeshje, Berisha shënoi 13 gola e asistoi në 4 të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot