Klubi i Serisë A shkruan historinë, vendos trajner një 29-vjeçar

- Bota Sot

Klubi i Serisë A shkruan historinë, vendos trajner një 29-vjeçar

Klubi i Parmës ka bërë një lëvizje të pazakontë, duke i besuar pankinën një trajneri të ri me kuptimin e plotë të fjalës.

Spanjolli Karlos Kuesta është zyrtarizuar si tekniku i ri i emilianëve.

Kuesta është 29-vjeçar dhe përtej faktit se nuk ka qenë kurrë futbollist, kjo për të është eksperienca e parë si trajner i një ekipi të rriturish.

Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e stafeve të akademive të Atletiko Madrid e Juventus, ndërsa në 5 vitet e fundit ka qenë një nga asistentët e Mikel Arteta te Arsenali.

Tanimë, 29-vjeçari do të drejtojë Parmën nga e cila u largua Kristian Kivu, me destinacion Interin. Klubi bëri të ditur se prezantimi zyrtar i Kuesta do të bëhej në javën e ardhshme, pasi të detajohej plotësisht edhe stafi i tij dhe puna për fazën përgatitore. Kuesta ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me të drejtë rinovimi për një tjetër edicion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot