Alexander-Arnold dhe taktika e Xabi Alonsos

- Bota Sot

Alexander-Arnold dhe taktika e Xabi Alonsos

Trent Alexander-Arnold foli në zonën mikes, pas debutimit të tij me fanellën e Real Madridit, në barazimin 1-1 kundër Al Hilal. Një debutim i mbushur me emocione për ish-lojtarin e Liverpool-it, i cili nuk e fshehu krenarinë e tij, pavarësisht zhgënjimit për rezultatin:

“Ishte një moment krenarie e madhe për mua, jam shumë i lumtur që debutova me Real Madridin. Është diçka për të cilën ëndërrojnë të gjithë futbollistët. Jam jashtëzakonisht krenar, por sigurisht ka edhe pak zhgënjim. Kur luan për Real Madridin, ke mentalitetin për të fituar çdo ndeshje.

Me një trajner të ri, shokë të rinj skuadre dhe ide të reja, ka gjithsesi shumë gjëra pozitive nga ku mund të nisemi, sidomos nga pjesa e dytë. Themelet janë hedhur për të fituar ndeshjen e radhës”.

Për udhëzimet e marra nga Xabi Alonso, anglezi tregoi: “Në pushim nuk më tha asgjë të veçantë. Na kërkoi të kontrollonim më shumë lojën dhe të kishim zotërimin e topit, sidomos me këtë vapë. Nëse nuk ke topin në ndeshje të tilla, përfundon duke ndjekur hijet…”

Për ambientin e ri: “Është eksperienca ime e parë larg Liverpool-it, nuk e dija çfarë më priste. Është një ndryshim i madh, por po e shijoj çdo moment me entuziazëm. E di që kam marrë vendimin e duhur për veten..



Lexoni të gjitha në Bota Sot