Tirana njofton tifozët për trajnerin

- Bota Sot

Tirana njofton tifozët për trajnerin

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës.

Tekniku korçar dhe klubi kryeqytetas kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, teksa gjithçka është bërë zyrtare nga vetë bardheblutë.

45-vjeçari ka qenë në krye të Tiranës që prej janarit të këtij viti, madje duke i shpëtuar edhe rënies nga Superiore.

Por, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme deri në dhjetor, drejtuesit dhe trajneri kanë “ndarë rrugët”.

"Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.
 

Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional.

KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij.", njofton Tirana.



Lexoni të gjitha në Bota Sot