Sherif Topalli po dëshmohet gjithnjë e më shumë si kryetrajner.
Puna e tij dha fryte duke e futur Tefik Çangën e Tërnit në Ligën e Parë të Kosovës.
Topalli nuk e tradhton skuadrën nga fshati Tërn që gjendet 10 kilometra larg qytetit të Ferizajt.
“Sherif Topalli vazhdon në krye shtabit teknik të KF Tefik Çanga!
Pas një sezoni madhështor, ku u shpallëm kampionë dhe siguruam ngjitjen në Ligën e Parë, klubi ynë ka marrë vendim strategjik dhe të fuqishëm për të vazhduar rrugëtimin me trajnerin Sherif Topalli!
Ky është më shumë se një rinovim, është besim në vizionin, profesionalizmin dhe lidershipin që na udhëhoqi drejt lavdisë.
Me Topallin në krye, KF Tefik Çanga nuk hyn thjesht në Ligën e Parë – por hyn për të lënë gjurmë”, njofton KF Tefik Çanga.