Zelensky emëron komandantin e ri të Forcave Tokësore të Ukrainës

- Bota Sot

Zelensky emëron komandantin e ri të Forcave Tokësore të Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka emëruar sot Hennadii Shapovalov komandant i ri i Forcave Tokësore të Ukrainës, më shumë se dy javë pasi posti u lirua pas një riorganizimi të madh ushtarak.

Dekreti, i cili u publikua në faqen e internetit të zyrës presidenciale të Ukrainës, konfirmoi emërimin e Shapovalov në postin e lënë të lirë nga Mykhailo Drapatyi, i cili dha dorëheqje pas sulmit rus në një qendër trajnimi në Dnipropetrovsk më 1 qershor.

Dy ditë pas sulmit rus, Zelensky nënshkroi disa dekrete në një riorganizim të madh ushtarak, duke përfshirë një që konfirmonte dorëheqjen e Drapatyi dhe një tjetër që e emëronte atë si komandant të forcave të përbashkëta, transmeton Anadollu.

Shapovalov më herët shërbeu si komandant i Komandës Operacionale Jug të Ukrainës, një formacion i forcave të armatosura që vepronin në jug, duke filluar nga prilli 2024.

Ai dha zyrtarisht dorëheqjen nga posti në muajin shkurt, pas së cilës mori detyrën e koordinimit të ndihmës së sigurisë për Ukrainën me partnerët në qytetin gjerman Wiesbaden, në të cilin u emërua nga Zelensky në mesin e janarit, raporton KosovaPress.



Lexoni të gjitha në Bota Sot