Rumania është gjysmëfinaliste e Kampionatit Europian U-19. Përfaqësuesja drejtuar nga Marin Ion mposht Danimarkën me rezultatin 3:0.
Përpara ndeshjes, të dyja përfaqëseuest vinin me nga 3 pikë të koleksionuara me danezët që ishin në vendin e dytë për shkak të golavarazhit, pra edhe me një barazim do të kalonin në turin tjetër.
Megjithatë, rumunët me cinizëm shkonin në portën e Danimarkës dhe vetëm në minutën e 34’, Gutea me një veprim individual do të shënonte në portën e Lucas Martin. Në pjesën e dytë, Danimarka u mundua me të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin, por një moment pakujdesie në mbrojtje, Rumania shënoi golin e dytë. Barbu me një goditje fluturimthi mposhti portierin duke çuar peshë stadiumin.
Me avantazhin e dy golave, Rumania e kishte më të lehtë për të interpretuar ndeshjen, por në këtë përballje do të kishte moment për një tjetër realizim. Vermeshan në minutën e 77’, shënoi golin e tretë dhe të fundit.
Fitore me meritë e Rumanisë që e mbyll në vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve, 3 pikë më pak se Spanja e vendit të parë që mposhti Malin e Zi me rezultatin 0-5.