Salah: Dua ta fitoj Topin e Artë për popullin tim

- Bota Sot

Salah: Dua ta fitoj Topin e Artë për popullin tim

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka thënë se dëshiron ta fitojë Topin e Artë për popullin e tij egjiptian.

Salah është një nga favoritët për të fituar “Topin e Artë”, duke shënuar 34 gola në 52 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Ai e ndihmoi Liverpoolin të fitonte titullin e Premier League me 22 gola në ligë dhe fitoi “Këpucën e Artë”.

"Nëse e fitoj, do të jetë shkëlqyeshëm.

Nëse nuk e fitoj, mendoj se karriera ime do të jetë shumë e mirë. Por ky imazh është në kokën time, gjithmonë.

Dua ta fitoj për popullin tim. Kjo gjë është gjithmonë në mendjen time", tha Salah për “France Football”.

Lojtari i parë dhe i vetëm i Liverpoolit që fitoi “Topin e Artë” ishte Michael Owen në vitin 2001.



Lexoni të gjitha në Bota Sot