Inter Miami i gëzohet fitores së parë në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube.
Lionel Messi me shokë iu gëzohet fitores, duke e mposhtur me rezulta 2:1 Porton nga Portugalia.
Skuadra amerikane, Inter Miami, ngadhënjeu me përmbysje.
Messi ka treguar klasin e tij duke shënuar eurogol nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra ku topi përfundoi në këndin e epërm të majtë pikërisht në minutën e 54-të.
Eurogol që ia siguroi fitoren e madhe skuadrës amerikane.
Messi e Suarez treguan lojë të mirë.
Samu shënoi në minutën e 8-të për Porton dhe Segovia (47) e Messi (54) për Interin.
Në Grupin A, pas shiros së dytë Palmerais kryeson me 4 pkë sa ka edhe Inter Miami, Porto 1 dhe Al Ahly 1 pikë.