Te Reali marrin frymë të qetë

- Bota Sot

Te Reali marrin frymë të qetë

Kiyian Mbappe u lirua nga spitali këtë pasdite dhe u kthye në kampin stërvitor të Real Madridit, por për momentin do të vazhdojë të qëndrojë larg skuadrës pa u stërvitur.

Lojtari francez vuan nga gastroenteriti akut, i cili e pengoi atë të merrte pjesë në debutimin e ekipit në Botërorin e Klubeve dhe do të vazhdojë të marrë trajtim specifik mjekësor, duke planifikuar dalëngadalë kthimin në ekip. Lajmin e bëri të ditur Real Madrid me një komunikatë zyrtare, duke lënë të kuptohej se gjendja e futbollistit po fillonte të normalizohej.

Mbape kishte vuajtur nga ethet për disa ditë dhe nuk ishte në gjendje të luante në debutimin e Real Madridit kundër Al Hilal. Ai nuk doli as në stërvitje dhe më pas u mësua se kishte qenë i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Një izolim që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa është e qartë se ai do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të madrilenëve në këtë aktivitet, pasi ata shpresojnë ta kenë në dispozicion vetëm për sfidën e fundit në grup ndaj Paçuka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot