“Nga çajxhi në vila e terminale”– Akuza të rënda për Sami Lushtakun nga familja e Haki Imerit

- Bota Sot

“Nga çajxhi në vila e terminale”– Akuza të rënda për Sami Lushtakun nga familja e Haki Imerit

Familja e Haki Imerit ka reaguar ndaj kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut.

Ata thonë se ai kishte filluar si çajxhi, kishte emigruar në Gjermani dhe u kthye jo si komandant, jo në vijë fronti, por në vijë bankare.

Sipas tyre, fondet e luftës e kanë pasuruar Lushtakun.

“A dini ju se Sami Lushtaku, filloi si çajxhi, shoku i tij deklaron se ishte në burg për krim ordiner , emigroi në Gjermani për të ruajtur derra dhe qepur sociale.. Pastaj u kthye komandant. Jo në vijë fronti, por në vijë bankare. Fondet e luftës i çoi në pasuri personale. Tre % e Bukoshit Vendlindja thërret dhe Samiu përgjigjej nga terminali i vet.. por terminali nuk po funksinon me se shteti po funsionon .. Lufta s’ishte front për të, por fond për t’u pasuruar.E njohim se parën e kuqe .. Dhe ja ku jane : vila, prona, terminale, lojera fati , e me një vend të përhershëm në listën e zezë të Amerikës”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, ai thotë se Lushtaku nuk është as nga Drenica dhe se ajo nuk është pronë private që ndahet me fjalë urrejtje.

“Ky “patriot” që ofendon familjen Jashari sot e shet vetën si zë i Drenicës. Ai që lavdëron serbë të Beogradit, thotë se Albin Kurti s’është i mirëseardhur në Drenicë.. Ti s’je as nga Drenica. Je ardhacak me biografi të përshtatur, me “luftë” në xhep dhe krim e dosje.. Drenica nuk është pronë private që e ndahet me fjalë urrejtjeje. Dhe Kosova nuk është çajtore ku patriotët e rremë bëjnë hesapin.. Je mall i skaduar! Aq më shumë që shitesh patriot d.m.th. nuk je patriot fare ..”, përfundon reagimi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot