Mbappe lirohet nga spitali dhe i bashkohet kampit stërvitor të Real Madridit

- Bota Sot

Mbappe lirohet nga spitali dhe i bashkohet kampit stërvitor të Real Madridit

Pas shqetësimeve të fundit shëndetësore, Kylian Mbappe është liruar nga spitali dhe tashmë i është rikthyer kampit stërvitor të Real Madridit.

Lajmi është konfirmuar nga burime pranë klubit madrilen, duke sjellë qetësi për tifozët pas frikës për një mungesë më të gjatë të yllit francez.

Pavarësisht rikthimit në ambientet e skuadrës, Mbappé nuk do të angazhohet menjëherë në seancat e plota stërvitore.

Ai do të vazhdojë të marrë trajtim mjekësor të personalizuar dhe rikthimi i tij në aktivitet të plotë do të bëhet në mënyrë graduale, sipas ecurisë së rikuperimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot