Amarildo Gjoni është futbollisti më i ri i Sheriff Tiraspol. Pasi mbylli aventurën e tij me Elbasanin,
25-vjeçari vendosi që të niste një të re me “gjigantët” e Moldavisë.
Kështu, Gjoni largohet nga Elbasani pas vetëm 1 sezoni, duke vendosur që të kalojë te moldavët. Sulmuesi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe më pas nënshkroi kontratën.
Te Sheriff Tiraspol, sulmuesi do të gjejë edhe ish-mbrojtësin e Dinamos, Alesio Mija.
Vlen të përmendet, se Gjoni do të përballet me Prishtinën në fazën e parë kualifikuese të Europa League. Pra, sulmuesi 25-vjeçar, do të jetë i gatshëm kundër ekipit shqiptar.