Tifozët e Espanyolit e akuzojnë

- Bota Sot

Tifozët e Espanyolit e akuzojnë

Joan García ka lënë zyrtarisht Espanyolin për të firmosur me Barcelonën, rivalen e qytetit, duke shkaktuar një “shpërthim” mes tifozëve e drejtuesve të klubit bardhekaltër.

Pas një darke me agjentin e tij, Juanma López, të dashurën dhe shokun e ri të skuadrës, Dani Olmo, në restorantin

“Erre & Urrechu” në Barcelonë, portieri dha edhe deklaratat e para: “Jam i lumtur, shumë i lumtur. Mezi po pres të firmos në prani të presidentit Laporta”.

Zgjedhja e tij, natyrisht, nuk është pritur mirë nga Espanyoli. Ish-presidenti i klubit, Joan Collet, e ka sulmuar ashpër portierin: “Më bezdis fakti që shkoi te ‘përbindëshi’. Ka tradhtuar shokët e skuadrës, trajnerin dhe tifozët. Mënyra si e bëri ishte e papranueshme”.

Po aq i ashpër ka qenë edhe ekonomisti dhe tifozi i njohur Gonzalo Bernardos, i cili në rrjetet sociale shkroi:

“Pse gënjeve kaq shumë njerëz? Kishe arritur marrëveshjen me Barcelonën, por puthje stemën e Espanyolit. Nga idhull, je kthyer në tradhtar për shumë fëmijë”.

Sipas Bernardos, Joan García e ka shkatërruar gjithçka kishte ndërtuar në dy sezonet e fundit dhe mund të kishte ikur “nga dera kryesore”, por zgjodhi “të dalë nga pas”. Portieri, i lindur në vitin 2001, ka firmosur kontratë deri në vitin 2031 me Barcelonën, por kalimi te rivali i përjetshëm rrezikon të lërë plagë të thellë, që do të jetë e vështirë të shërohet te tifozët e Espanyolit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot