Florian Wirtz përfundon me sukses testet mjekësore te Liverpool

- Bota Sot

Florian Wirtz përfundon me sukses testet mjekësore te Liverpool

Liverpool ka bërë goditjen e madhe të merkatos.

Mesfushori gjerman Florian Wirtz ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe është gati të firmosë kontratën që do ta lidhë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2030.

Sipas raportimit të Fabrizio Romano, marrëveshja tashmë është në fazën finale të nënshkrimit, me Wirtz që do të prezantohet si përforcimi më i shtrenjtë në historinë e Liverpoolit.

Romano e ka konfirmuar lajmin me frazën e tij të njohur: “Here we go” – duke mbyllur çdo dyshim rreth këtij transferimi spektakolar.

Wirtz, një nga talentet më të ndjekur në Evropë, vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayer Leverkusen, dhe konsiderohet si një element kyç për ndërtimin e një epoke të re në “Anfield”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot