Janë zbuluar gjashtë lojtarët, kandidatë për të fituar çmimin e më të mirit të sezonit në Premier League.
Bruno Fernandes, Alexander Isak, Alexis Mac Allister, Cole Palmer, Declan Rice dhe Momo Salah.
Këta janë gjashtë lojtarët që do të kandidojnë për të fituar çmimin “PFA”.
Lojtari më favorit për të fituar këtë trofe është sulmuesi egjipian, Mo Salah – i cili shkëlqeu me Liverpoolin.